Futboll

Djali nga Zhegra, lojtar i ndeshjes Liverpool -Manchester United

Pas dy golave të shënuar për 20 minuta të kaluara në fushë Xherdan Shaqiri u shpall Lojtari i ndeshjes në derbin e futbollit anglez të kësaj fundjavë ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Trofeun ai e pranoi nga Jamie Carragher, në një moment shumë interesant. Në fakt, ish- reprezentuesi i Anglisë i tha Shaqirit se “Gary Neville ishte këtu por nuk donte që t;ia jepte ai çmimin”.

Kështu, edhe Carragher iu bashkua radhës së gjatë të njerëzve që sot e kanë tallur Gary Nevillein për komentet që ai kishte bërë më herët për Shaqirin.

Futbollisti nga Kosova e kaloi këtë moment duke qeshur dhe nuk e shfrytëzoi momentin e lavdisë  për të kritikuar Nevillin, me të cilin tashmë ka një histori të rivalitetit dhe kundërthënieve televizive.

You Might Also Like