OPINION

Unë jam me punëtorët!

Shkruan: Flurim Arifi
Këtyre ditëve në komunën tonë është aktuale tema e debatit rreth orarit të punës, respektivisht pushimit për ditën e diel, festave apo më mirë me thënë ndaljes së skllavërizmit për puntorët në sektorin privat. Të gjithë ne dimë se në çfarë gjendje janë punëtorët e sektorit privat, ku vetëm këtë vit kemi vdekjen e disa punëtorëve gjatë orarit të stërgjatur në punë, në shumicën e rasteve për fajin e punëdhënsit pasi që kanë dështuar që ti përmbushin kushtet elementare të sigurisë në vendin e punës. Shteti i ri i Republikës sonë ka dështuar në mbrojtjen e së drejtës elementare të punëtorit, e që është siguria në punë. Por le të kthehemi edhe një herë te kjo çështje në komunën tonë. Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, një ndër pikat e rendit të ditës ishte paraparë të ishte edhe pika që rregullon orarin e punës të sektorit privat: “që dita e diel të ishte pushim, po ashtu ishte propozim që edhe gjatë festave të ishte pushim për sektorin privat”. Është e nënkuptueshme që ky propozim i ka kaluar gjitha procedurat para se të vijë në kuvend. Por fatkeqësisht aty ku është vendi që ti ipet epilogu propozimeve, ky propozim mori goditjen fatale, heqja e propozimit nga rendi i ditës, dhe padyshim që kjo gjë ka ndodhur në mënyrë të bashkëdyzuar në mes të grupeve të interesit. Është me rëndësi që opinioni i gjërë ta dijë që nga kush erdhi propozimi që kjo pikë të zhvendoset për një seancë të papërcaktuar, prandaj shoqëria civile dhe mediat do të duhej që të ngritin këtë çështje në të gjitha debatet apo takimet me qytetarët në mënyrë që qytetarët (lexo votuesit) të kenë informatën e saktë se si përfaqësuesit e tyre po i “mbrojnë” interesat e tyre. Po ashtu si në gjtha situatat ka «për» dhe «kundër» , dhe normal që pro zhvendosjes së kësaj pika kanë qënë gjithë ata të cilët janë direkt apo indirekt të lidhur me biznesin, kurse kundër zhvendosjes së kësaj pike kanë qenë një grusht i vogël i këshilltarëve (e që në këtë rast i përshëndes). Ajo që më intrigoi të shkruaja ishte nisma e këtij grupi të këshilltarëve (që ishin kundër zhvendosjes së pikës) për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me këtë temë që për mue dhe besoj për shumë qytetarë të komunës sonë është interes krucial. Më këtë rast ju bëjë thirrje gjithë këshilltarëve komunal që të nënshkruajnnë këtë nismë dhe të rënditën në anën e së drejtës, në mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Dhe krejt në fund, kur pozita dhe opozita (ose kur nuk ka hiç opozitë) i harmonizojnë qëndrimet në atë vend (komunë) dhe në atë “nahi”, nuk ka “ditë të bardha” siç e ka thënien «e famshme» Kryetari i Komunës. P.S. unë personalisht nuk kam asgjë kundër bizneseve private, sepse ato janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të vendit tonë, por në këtë rast unë jam me të drejtën e punëtorëve së pari, e pastaj me ndërmarrësit.
(Autori është anëtar i KD të degës së PDK në Gjilan

You Might Also Like