Futboll

Uniteti shumë më i mirë se Shqiponja

Është zhvilluar ndeshja e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll ndërmjet KF Unitetit nga Sadovina dhe KF Shqiponja, e cila ka përfunduar me rezultat të thellë 5:1 për Unitetin.

Ky ekip që po tregon lojëra shumë të mira, ka kapur ritmin e rezultateve dhe siç thekson Toni Miftari, udhëheqës në KF Uniteti është kjo një gjeneratë e mrekullueshme e lojtarëve, të cilët nuk po kursejnë mund e djersë në mënyrë që të arrihen rezultatet.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Gentrit Sabedini, i cili ka shënuar katër gola, derisa një gol tjetër e ka realizuar Leotrim Sylejmani.

You Might Also Like