Futboll

Drita e mund Llapin në Ohër

FC DRITA – KF Llapi 2:0
Sot është zhvilluar ndeshja e parë kontrolluese në vazhdën e përgatitjeve që FC Drita  po i zhvillon në qytetin e Ohërit.
Përballë kishte ekipin e superligës së Kosovës KF Llapi, ekip ky që poashtu po përgatitet për ndeshjet e Evropës!
Dy gola u shënuan nga ekipi i Dritës, një në pjesën e parë nga Simonovski dhe një në pjesën e dytë nga Muharrem Jashari!
Në këtë takim arritën që të paraqiten të gjithë lojtarët e ekipit për të marrë secili lojtarë minutat e nevojshme.
Minuta kishin edhe tre juniorët Eldonit Shaqiri, Dionit Isufi dhe Ylli Ibrahimi që këtë vit janë bashkuar me ekipin!
Ndeshja e radhës është me datë 27 qershor ku do të luajnë me ekipin e Partizanit nga Shqipëria!

You Might Also Like