Viti

Urimi i Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira me rastin e 7 dhe 8 Marsit

 “Të nderuar mësimdhënës të Komunës së Vitisë, sot kam nderin të ju uroj 7 Marsin- Ditën e Mësuesit por edhe të ju falënderoj juve për punën që po e bëni me përkushtim në edukimin dhe arsimimin e brezave.

Puna juaj ka një rëndësi të veçantë pasi që përmes edukimit dhe arsimimit të mirëfilltë nxënësit tuaj do të angazhohen për të mirën e përgjithshme të këtij vendi.
Po ashtu përmes këtij urimi dëshiroj të ju uroj të gjitha grave pa dallime festën e 8 Marsit duke i falënderuar të gjitha për angazhimet e tyre për mirëqenien e përgjithshme në shoqërinë tonë.

 

Gratë Kosovare në periudhat e ndryshme të historisë kanë treguar se ato janë të afta të ju dalin zot këtij vendi prandaj ato meritojnë një vend të barabartë me burrat” thuhet ndër tjerash në urimin e Kryesuesit Pira.Aziz Zuka

You Might Also Like