Xheladin REXHEPI
VATHA BOSH
Nuk di pse baba
shpesh shkrehej në vaj
Kur e lakonte jetën
në kohë të shkuara
Dhitë e Kuqe na i morën
Dhe malet i prenë
“Vet u ngrahnim duarlidhur pas qafe…”
në vagona ngarkuar
Blegronin pas kecave truppërjargur
ngordhur nëpër trena
Shtetit i duheshin tepricat
Vatha mbeti bosh
Voglushët buzçarë
bukën e verdhë të misrit
e lyenin me ujë kripe
qershitë herët u sosën
hithërat me rrënjë
asaj vere
Lëndinat e fshatit mbetën
pa asnjë pasthirrmë
këmbane