Viti

Vazhdojnë punët në rivitalizimin e objektit të shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozharan

Në vazhdën e punimeve që po behen në rivitalizimin e onjekteve shkollore në komunën e Vitisë kur jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkolllor, janë duke u zhvilluar punimet në rregullimin e qatisë edhe në objektin e shkollës së mesme mikse “Kongresi I Manastirit “” në Pozharan.
Sic u njoftuam nga Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj sjkolle Mufail Halabaku, tashmë punimet janë në përfundim e sipër dhe se krahas punëve në rivitalizimin e qatisë kanë përfundur punët edhe në meremetimin e themeleve të objektit që ishte dëmtuar në shumë pjesë.Do theksuar se të martën kaa pëerfunuar edhe afati për rexhistrimin e nxënësve të klasave të X-ta në këtë shkollë, ku sipas informative që kemi janë rexhistruar afër 80 nxënës në drejtimet përkatëse.
Në ndërkohë Komuna e Vitisë po vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore në disa lokalitete të kësaj komune. Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka vizituar nga afër punimet në rivitalizimin e shkollave në Goshicë, Sllatinë, Smirë, Kabash si dhe në fshatin Çifllakë ku janë duke vazhduar punimet në rregullimin e çerdhes publike. “ Në disa lokalitete të komunës sonë po vazhdojnë punimet në rivitalizimin e objekteve shkollore. Këtë po e bëjmë që nxënësit dhe personelit arsimor të kenë kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimorë. Komuna jonë është duke bërë të gjitha parapërgatitjet që në rast që hapën shkollat të kenë kushte sa më të mira. Urojë që gjendja e pandemisë të kalojë sa më parë dhe nxënësit tanë të ju kthehen bankave shkollore” u shpreh drejtori Aliu..Aziz Zuka

 

You Might Also Like