Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendres Regjinale të Misionit në Gjilan z.James Lione. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë mbi zhvillimet dhe rrjedhat e gjithmbarshme në këtë komunë, konkretisht për projektet të cilat janë realizuar dhe ato që to të realizohen gjatë këtij viti duke potencuar se qeveria komunale në Viti, është e vendosur të realizoj projekte në të gjitha lokalitetet e saj pa dallime. Kryetari Sokol Haliti, shtoj se kjo komunë është shembull e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare. Aziz Zuka