Ansambli Gjilani pas paraqitjeve dhe sukseseve te njëpasnjëshme te kohëve te fundit, mori pjese në natën finale ne Festivalin e Këngës dhe Valles shqipe Këngë Jeho 2019 Strugë, Ansambli ynë u paraqit me valle burimore nga treva jonë dhe kolazh vallesh Kosovare nga grupi i valltarëve ne krye me valltarin e mirënjohur Z.Rifat Idrizi, me Këngë te përzgjedhura nga mjeshtri ynë Murat Ismajlin e aranzhimet e Prof.Burhan Azizi dhe orkestrës profesioniste, ku interpretuan këngëtarët me një bagazh te jashtëzakonshëm: Qemajl Musliu, Remzi Leka, Nazim Gagica,Adnan Leka,Diana Toska, Besiana Shkodra, Eronitë Qerimi ,Meti Maloku dhe Nehat Ferati,Ne mesin e shume Ansambleve dhe grupeve artistike nga te gjithë trevat shqiptare, te cilat ishin te mrekullueshme secila nga to,Ansambli Gjilani triumfoi duke ju falënderuar profesionalizmit dhe angazhimit maksimal te anëtarëve te cilët po bëjnë çdo gjë për ta ruajtur dhe avancuar traditën dhe vlerat kulturore ne përgjithësi.
Në emër të Ansamblit GJILANI falënderojmë organizatorin për pritjen dhe organizimin e mrekullueshëm, jurinë profesionale për vlerësimin, te gjithë pjesëtarët e Ansamblit për kontributin e pa shoq , gjithashtu Falënderojmë Komunën e Gjilani ne krye me Kryetarin Z.Lutfi Haziri për mbështetjen për ta realizuar këtë përfaqësim të komunës së Gjilanit,duke shpresuar që ne të ardhmen mbështetja do te jetë edhe më e madhe , për ti kultivuar dhe ruajtur vlerat e kulturës sonë.
Me respekt
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI”
Nehat Ferati