Muzikë

Epika e një miku që (nuk ) e takuam!

Xhevat Latfi

Epika e një miku që (nuk ) e takuam!
1.
Është viti 1986, *Naser Berisha, njēri nga shokët e klasës, luan me gitarë nē karriget shkollës, po bënte përpjekjet e para për t’i regjistruar edhe në Radiotelevizionin e Prishtinës. I rrethuar me vajza, i veshur bukur dhe me shije, flokëgjate dhe sy kaltër, dhe mund të shihej nga profesorët si dekadencë e kohës, tek e fundit rockeri nga Gjilani dhe veshja e brezit me asgjë nuk ishte ndryshe nga moshatarët në faqet para të gazetave, Rock (magazine) që po botoheshin në Evropë! A ishte ky brezi ( të lindur me 1968) i thyerjeve të mëdha soc kulturore është punë sociologësh, por Naser Berisha, do të vazhdojë rrugëtimin duke e bërë atë njërin nga kënge autorët me tē mirë të skenës, duke qëndruar edhe sot!
2.
Diskursi kulturor i zhanrit të muzikës, në pjesën e dytë te shekullit XX, më shumë se artet tjera, i kanë parapri ndryshime të mëdha soc politike, që prekeshin dhe theheshin në Murin e Berlinit. Është kohë kur Presidenti John Firtzgerald Kennedy do të thoshte “Ich bin ein Berliner” (“Unë jam qytetar i Berlinit”) por andej këndej Murit, mund të lëviznin lirshëm vetëm zogjtë dhe këngët e Beatles, që bënë një kontribut të madh në zhvillimin e muzikës rock dhe u bë një fenomen i kulturës botërore. Scorpions me këngën “Wind of Change” nuk është vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të pandashme me rënien e komunizmit në Evropë. Janë tinguj që kane lëvizur kufijtë e ruajtur me tel, por përpjekjet për te parë njeriun e lirë nuk kane rreshtur! Mbase teknologjia është ajo që sot ka ngulfattë fuqinë që kishte arti i këngës si ajo “We Are the World”, një këngë bamirësie USA për Afrikën në 1985, e shkruar nga Michael Jackson dhe Lionel Richie, që të dredhë të mishtë si kënga The Kelly Family – The Children Of Kosovo për Kosovën me 1999, kur diplomati gjerman Joschka Fischer, fliste për deportacionin që i ngjante trenit të Holokaustit!? Ky emocion mund të ndjehet sot në Ukraine, dhe ndjehet edhe në këngën Epikë të rockerit Naser Berisha.
3.
Albumi më i ri i Naser Berishës, edituar në shkurt të 2022, Epikë, bartë emrin e këngës me të njëjtin emër Epikë, teksti Rexhep Selimi, Muzika: Naser Berisha, Orkestrimi: Florent Boshnjaku, është realizim i arrirë, emocion për mbamëndjen tonë kolektive, këngë që ngrit intrigën për sakrificën dhe respektimin e atyre burrave dhe grave që u sakrifikuan, kompleksiviteti i këngës merr pashmangshëm edhe fatin e autorit të tekstit që gjykohet në Hagë (njërit prej themeluesve të UÇK-së, i cili këtë tekst e ka shkruar gjatë kohës së luftës.) A ishte kënga në fillim, le ta thonë njerëzit që ikën e vijnë, por më parë se ta thonë se ishte fjala, ata do të kenë mërmëritur ca tone që na vijnë si rrokje, më pas bëhen fjalë, melodi e balade pop-roku, bëhen, mbesin, natyrshëm Evergreen. Naser Berisha, ka këngë që i kane mbijetuar kohës, të tillë e shohë dhe këngën Epikë!
Xhevat Xh. Latifi

* Naser Berisha ne moshën 13 vjeçare fillon te luaj ne gitare, kurse ne moshën 16 vjeçare themelon bendin “Premiera” i cili funksionoi nga viti 1986-1993. pas suksese me bandin ne shume koncerte dhe incizime ne RTP-RTK ne vitin 1988-1990, me pas për shkak te situatës ne vitin 1993 bandi shpërndahet. Naser Berisha rifillon karrierën si solo këngëtar ne vitin 2000, ku prodhon dhe plason albumin e pare “Jo mos thuaj” e ku si hit i Albumit del kënga “Do te doja”, kurse ne vitin 2002 publikon Albumin e dyte “Gjurmët” ku si hit i Albumit del kënga “Ame kujton” ky Album është shitur me mbi 75.000 kopje, Rekord i kohës. kurse ne vitin 2006 publikon Albumin e tret “Nëse shkon” ku si hit i albumit del kënga “Nëse shkon” Në Gusht 2006, Naser Berisha fiton çmimin “Vokali me i mire”. Më 2017, Naser Berisha publikon “Engjujt”. Dhe në Zhurma Sho 2017 shpallet “BEST ROCK” ne vitin 2021 fillon me publikim e këngëve nga albumi i 4 i cili pritet te publikohet gjate vitit 2021…Epikë, është albumi i tij i fundit!

 

You Might Also Like