Shkruan: Refik HASANI
Gjilani , është qendër më e madhe e Rajonit të Anamoravës, që përfshin komunat Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht është një trekëndësh kufitar, në këtë rast Anamorava kufizohet me komunat Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, por edhe me Kumanovë e Likovë. Edhe në këtë rast është TREKËNDËSH, në dy anët e kufirit të këtyre tri shteteve, shumicën e përbëjmë ne SHQIPTARËT.
Rajoni i Anamoravës si një trekëndësh kufitar, jo vetëm ka mundësi, por ka obligim të krijoj lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale me Komunat fqinjë kufitare.
Vendosja e bashkëpunimit ndërkufitarë në nivelin Komunal midis Organeve Lokale publike fqinje që i nënshtrohet sistemeve të ndryshme ligjore vendase për çështje të interesit të përbashkët, synimi është të identifikohen problemet e përbashkëta, çështjet dhe objektivat që duhet formalizuar si pjesë e një marrëveshje e bashkëpunimit duke lehtësuar dhe ndihmuar jetën veçmas fshatrave kufitare të dy anëve të kufirit pastaj edhe duke u shkëmbyer me të dhëna zyrtare në mesë niveleve Komunale për t’u adresuar edhe në nivele qendrore të tyre.
Bashkëpunimi ndërkufitarë në mënyrë institucionale përmes projekteve të përbashkëta është më se i domosdoshëm pasi është në vendënumrim, pasi ndërvarësia gjeografike, mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike janë parametra që duhet bashkëpunuar në mesë Komunave kufitare.
Për të filluar këto veprime si aktivitete në mënyrë institucionale do të duhej të ketë takime të rregullta të bazuara në ligje, akte e udhëzime të praktikave më të favorshme jo vetëm të tri shteteve fqinje, por edhe në praktika të ndjekur të shteteve të BE-së.
Vëllazërimi, miqësimi e binjakëzimi, për një bashkëpunim të mirëfilltë në trekëndëshin kufitar, kërkon të caktohen dhe precizohen sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të trekëndëshit kufitar.
Është momenti, tani pas Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, Pavarësisë së Kosovës, dhe Serbisë, pas periudhës së tri luftërave që janë zhvilluar nga viti 1998, deri në fund të vitit 2001, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sikur është shtuar domosdoshmëria për një bashkëpunim të mirëfilltë dhe në bazë institucionale.
Vetëm duke patur vullnetin e përbashkët mundë të caktohen dhe precizohen sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave.
Është domosdoshmëri e kohës për një bashkëpunim të mirëfilltë, dhe Komitetet për bashkëpunim ndërkufitarë të veprojn duke u funksionalizuar ekzistuese me projekte serioze.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në trekëndëshin kufitar, kërkon hartim plane, për thithje të fondeve në investime edhe nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmave tjerë Evropian.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në trekëndëshin kufitar, nënkupton edhe për programe e grante të IPA I dhe IPA II, në dhe për projekte që do të konkurrojnë dhe me të cilat përfitimet në interes të përbashkët të këtij trekëndëshi kufitarë.
Kryetarët e Komunave të trekëndëshit kufitar, ndërrojnë sikur legjislaturat, ligjet dhe rregullat nuk janë identike, por bashkëpunimi duhet të mbetët, pasi mbështetet në standarde të BE-ës.
Gjilani duhet të ketë vëllazërim, miqësim e binjakëzim me Preshevë, Bujanoc, Kumanovë,
Vitia duhet të ketë vëllazërim, miqësim e binjakëzim me Kumanovë e Likovë,
Kamenica, duhet të ketë vëllazërim, miqësim e binjakëzim me Medvegjë, Bujanoc, nëse kan të formuar Komitete për bashkëpunim ndërkufitarë të veprojnë duke u funksionalizuar, është interes në bashkëpunim ndërkufitarë të filluar së ndërtuar në mënyrë institucionale.
Krejt në fundë të kësaj tematike vetëm Vëllazërimi, miqësimi e binjakëzimi, në mënyrë institucionae për një bashkëpunim të mirëfilltë në trekëndëshin kufitar, e rritë mirëqenien e këtyre hapësirave tona shqiptare.
*Autori është i diplomuar në Master Shkencor, ish-këshilltarë KK-Gjilan në legjislaturën 2009-2013, që bëri propozimi dhe ndërmori iniciativën për themelimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë më datën15.07.2013.Po ashtu ka punime e kumtesa të trajtuara nëpër sesione, tribuna, tryeza e konferenca shkencore lidhur me bashkëpunimin ndërkufitare mbi rolin dhe rëndësia e programeve të BE-së dhe IPA-s.