Kanë arritur në Kosovë dy përforcimet e Gjilanit nga Bregu i Fildishtë, vëllezërit Lanzeni Aziz dhe Keita Alassane Razak, shkruan kryelajmi.com
Gjilani ata i pati regjistruar në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit e klubit kuqbardh kanë punuar prej kohësh për të sjellur këta dy futbollistë.
Dy futbollistët 22 vjeçar janë vëllezër dhe për më shumë, ata janë binjakë dhe kishin patur karrierë edhe jashtë vendit të tyre, në shumë vende aziatike dhe në kategoritë e reja të Bregut të Fildishtë. Njëri nga vëllezërit luan në mesfushë, kurse tjetri luan në pozitën e sulmuesit dhe që të dy janë lojtarë shtatlartë.
Pritet që prezantimi publik i tyre të bëhet në ditët në vijim./kryelajmi.com/.