Sportet me dorë

Vendos FBK: KB Drita në Ligë të Parë!

 

Përmes një Vendimi të Bordit të FBK-së, Drita e Gjilanit, është inkuadruar në Ligë të Parë të meshkujve për edicionin 2025/26 garues të basketbollit të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur më 20 gusht, FBK ka bërë të ditur se janë marrë këto Vendimet në mbledhjen e Bordit të saj, ndër të tjera edhe kyqjen e bardhekaltërve gjilanas në Ligë të Parë.

Rikthimi

“Miraton kërkesën e KB Drita, Gjilan, për inkuadrim në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin 2025/26, pas plotësimit të kritereve për licencim dhe garim, me qëllim zhvillimin e basketbollit në rajonin e Gjilanit.” — shkroi njoftimi i datës 21 gusht, në Vendimin nën pikën 6 të saj.

KB Drita, ekip që dikur garonte në Superligë assesi nuk ka arritur të këndellet seriozisht në vitet e fundit të basketbollit, ndërkaq kësaj radhe si duket drjetuesit e klubit po tentojnë që të kthejnë interesimin e qytetit në lojën mes dy koshave.

Stinori i kaluar, për tu harruar

Mbetet të shihet se si do të shkojë stinori 2025/26 për Dritën në Ligë të Parë, pas Vendimit të marrë nga FBK. Në stinorin e kaluar KB Drita përfundoi stinorin në fund të Ligës së Dytë të Kosovës (rangu më i ulët i garave seniore në basketboll të Kosovës). Ekipi të gjitha ndeshjet kampionale i humbi me rezultat zyrtar, 20-0.

You Might Also Like