Sportet me dorë

Skenderaj ia prish festën  Dritës, shtyhet gara për kampionë të Kosovës

KV Skenderaj e ka mposhtur  Dritën në fushë   të vet  dhe ka zvogëluar serinë e fitoreve të gjilanasve në 2:1.

Në sallën e mbushur përplot,  Drita mirë e ka nisur  ndeshjen dhe ka shënuar fitore të ngushtë në dy setet e para, por  edhe kësaj radhe ndodhi çudia dhe Skenderaj u rikthye dhe shënoi fitore në tri setet në vijim dhe nuk ia mundësoi  Dritës që të shpallet kampione.

Ndeshja  e radhës do të zhvillohet në fushën e Skenderajt dhe me një fitore eventuale të Dritës  ekipi bardh e  kaltër do të shpallej kampion, ndryshe do të duhej  të luhej edhe ndeshja e pestë finale që do të përcaktonte fituesin. Pra ndeshja e tretë finale Drita – Skenderaj 2:3. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like