Këtë të premten në Prishtinë do të mbahet Kupa e Pavarësisë, në të cilën do të marrin pjesë katër ekipe, dy nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Skënderbeu dhe Partizani janë skuadrat shqiptare, ndërkohë që Prishtina 75 dhe Drita, janë dy ekipet kosovare që përbëjnë katërshen e kësaj Kupe.
Gjysmëfinalet e femrave startojnë nesër (enjte) në orën 17:00, pikërisht me ndeshjen e parë gjysmëfinale Skënderbeu-Prishtina 75. Një ndeshje ku vajzat e Orlando Kojës do të kërkojnë ta fitojnë për të qenë më pas në finalen e kësaj Kupe të Pavarësisë. Në anën tjetër edhe ekipi që drejtohet nga Naser Krasniqi mëton që të shënoj fitore.
Pas ndeshjes së orës 17:00, në mbrëmje në orën 20:00, Drita nga Gjilani, që është kampione vjeshtore dhe që drejtohet nga Lorik Ilazi, do të presë Partizanin në gjysmëfinalen e dytë.
Fituesit e këtyre dy çifteve do të luajnë në finale.