Shkruan: Shemsi Doda
Nata e tretë “Talia e flakës”2025
Teatri Adriana-Ferizaj
“13”
Teksti & Regjia Sulejman Rushiti
Luajnë :Ali Krasniqi, Arben Marevci, Blin Mani, Dashuri Regjepi, Donika Zeqiri, Dora Xhemajli, Edona Berisha, Elton Tahiri, Jajush Ramadani, Kushtrim Qerimi, Milot Salihu, Nexhat Xholi e Sherif Bega.
Në vitin 1913, shqiptarët ishin në një situatë tejet të ndërlikuar, me aspiratat për shtet dhe sfidat e reja që shfaqeshin pas shpalljes së Pavarsisisë. Ky vit përbënte një moment kritik në formimin e identitetit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë. Duke e shqyrtuar këtë periudhë në një kontekst historiko-satirik, mund të nxjerrim kontestin pse Sylejman Rushiti e filloi me këtë vit duke shfrytëzuar disa aspekte interesante.
Në vitin 1913, u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila kishte për qëllim të zgjidhte çështjet territoriale në Ballkan pas Luftës Ballkanike. Kjo konferencë u dëshmua si një moment tensioni për shqiptarët, pasi ata u përballën me pretendime territoriale nga fqinjët e tyre, veçanërisht nga Serbia, Greqia dhe Mali i Zi.
Një nga rezultatet kryesore të kësaj konference ishte njohja ndërkombëtare e Shqipërisë si një shtet të pavarur, megjithatë, territori shqiptar u shpërbë, me një pjesë të madhe të tokave shqiptare që u dhanë fqinjëve. Kjo situatë krijoi një ndjenjë të madhe frustrimi dhe goditje për ta.
Pas shpalljes së Pavarësisë, shqiptarët përballeshin me vështirësitë e konsolidimit të identitetit kombëtar përballë rreziqeve nga jashtë. Aksioni për të krijuar institucione shtetërore ishte ende në fazat e tij të para, dhe shumë shqiptarë ishin të shqetësuar për të ardhmen e vendit të tyre.
Mungesa e njohjes së plotë të kufijve të Shqipërisë dhe ndarja e territorit ndihmoi në mbështjelljen e tensioneve brenda vendit. Kjo situatë u përcoll me debate dhe grindje për atë se ku përfundonin kufijtë e vërtetë të Shqipërisë.
Drama e Sylejman Rushitit fillon me si ndjehej individi për t’u quajtur shqiptar ku disa kërkonin të flisnin sipas dialekteve, të tjerë kërkonin t’i bashkëngjiteshin traditave të tjera ,disa të shpallnin krahina e shtete nën flamuj të atij e këtij .
Shkrimtari dhe Regjisori Sylejman Rushiti gjetën material të pasur në këtë situatë, duke reflektuar mbi kontradiktat dhe vështirësitë që përballeshin shqiptarët për të ruajtur identitetin dhe territoret e tyre. E ku satira mund të ndihmojë për të ilustruar absurditetin e situatës dhe për të reflektuar mbi ndjenjat e tragjikes dhe komikes që e shoqëronin atë periudhë të trazuar.
Shfaqja kryesisht bazohet në pamje dhe simbolikë e duke shkëputur momente të krijimtarisë së rilindësve e jo vetëm.
Gjetjet si narratorja ose “historia” i ndihmonin të shfletonte pamjet dhe situatat.
Ia ka arritur me satirë e humor të rrumbullakojë një shfaqje të 90 minutave.
Rolet : Trupa impozante që kishte angazhuar Regjisori ,kryesisht ishin në suaza të kërkesave të tij, dukej qartë se ishte bërë një punë e madhe edhe pse disa aktorë nuk ja kishin arrit të jetësonin kërkesat e Sylës. Megjithatë kishte edhe figura markante që shquhen në tërë pjesët ku ata luajnë me diksion masë e intonim.
Skenografia: E punuar nga Bekim Korqa ishte unike dhe shumë funksionale më pëlqeu pozita që aludonte në bjeshkë e njëkohësisht majën e pushtetit ….
Kostumet: Origjinale bukur të punuara me detaje që dallonin krahinat por edhe tjerët në kontest gjografik kohorë e pozicionit.
Muzika: E përzgjedhur me kujdes e në kontest të zhvillimeve skenike.
Dritat: Multifunksionale në detaje që përkufizojmë veprimet skenike .
Videobimi: Në funksion të rrumbullaksimit simbolik të shfaqjes …
Shfaqja pati efekt të mirë në publikun e pranishëm në sallë që e duartrokiti gjatë e me ovacione admirimi.