Viti

Vitia ndanë përvoja me komuna nga Evropa Juglindore për partneritet dhe zhvillim të qëndrueshëm

Një delegacion nga Vitia, po merr pjesë në takimin e Rrjetit tw Komunave nga Evropa Juglindore në kuadër të projektit “Partneritete komunale për qëndrueshmëri”, të organizuar nga Engagement Global, në emër të Ministrisë Federale për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Gjermanisë.

Komunat nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë këmbyer përvojat që kanë pasur me komunat partnere gjermane, në kuadër të Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të Agjendës 2030 të OKB-së. Përndryshe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar, në janar të këtij viti, një marrëveshje partneriteti me kryetarin e Kirchhain, Olaf Haussman, për bashkëpunim në këto tema: energjia alternative; ndryshimet klimatike dhe biodiversiteti.

Deri tani janë këmbyer vizita dhe ekspertiza midis dy komunave.

Në projektin dyvjeçar i cili do të përfundojë në fund të vitit 2018 me një pilot masë, janë përfshirë 12 komuna nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe 12 komuna gjermane,njofton ZIP- e Vitisë./Aziz Zuk

You Might Also Like