Kamenicë, 16 shkurt 2023
Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot më datën 16.02.2023 Stacioni Policor Kamenicë kanë organizuar ceremoni e pritjes së një grupi fëmijësh parashkollorë së bashkë me edukatorët e tyre.
Kjo vizitë përkon me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Shtetit të Kosovës.
Fëmijët kanë vizitua për së afërmi ambientet e Policisë së Kosovës në Stacionin Policor të Kamenicës, ku janë njoftuar me punët dhe aktivitet e çdo ditshme të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë në shërbim të vendit dhe qytetarëve të vendit të vet.