ARSIMI

Me program të pasur kulturor e artistik në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u shënua 15-vjetori i Shpalljes së Pvarësisë së Kosovës

Me program të pasur kulturor e artistik në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” u shënua 15-vjetori i Shpalljes së Pvarësisë së Kosovës

Në prag të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan është dhënë një program i pasur kulturor e artistik, në prani të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve të tjerë.
Fillimisht, në interpretim të nxënësve dhe të instrumentistëve-nxënës është intonuar Himni i Kosovës, kurse Jona Beqiri, kryetare e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhë njëherit moderatore e programit, ka theksuar se jami mbledhur edhe njëherë për të kremtuar 15- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe kur kthejmë kokën prapa na kujtohet lufta jonë e parreshtur për shtetbërje për të nderuar sakrificën dhe mundin e të gjithë atyre që kontribuuan dhe dhanë jetën për liri, të cilën p[o e gëzojmë ne sot.
Ajo ka thënë se për nderë të kësaj dite të shënuar, nxënësit e shkollës sonë kanë përgatitur një program me këngë e valle për të festuar këtë ditë të rëndësishme.
Ajo nuk ka lënë pa falënderuar drejtorinë e shkollës, por gjithashtu edhe të gjithë ata që me vullnetin e tyre, punën, angazhimin dhe sakrificën kontribuuan që ky program të shënohet në mënyrë sa më madhështore.
Në këtë ditë të shënuar Klubi i Kodimit ka dizajnuar modele dhe me anë të printerit 3D i kanë realizuar ato, derisa nën përkujdeshjen e profesoreshës Magbule Xhemaili është realizuar ekspozita e arteve pamore, e cila do të jetë e hapur edhe në ditët në vijim.
Në programin artistik janë paraqitur: Jona Beqiri, Gert Haziri, Jon Doda, Ela Maliqi, Taulantinë Xhyrishevci, Tringë Kryeziu, Anxhelina Nienohuis, Lina Okllapi, Eda Zeqiri, Rela Zeqiri dhe Anisa Zeneli.

Fleta Kallaba

You Might Also Like