Arti pamor

Vizitë Galerisë së Arteve në Gjilan nga nxënësit e Gjimnazit Natyror ”Xhavit Ahmeti”

26 Maj 2023

Sot, një grup rreth tridhjetë nxënës të klasave të dhjeta nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” bëri një vizitë në Galerinë e Arteve në Gjilan për të parë ekspozitën e hapur nga një grup artistësh gjerman në Galerinë e Arteve të qytetit tonë. Për ne kishte një rëndësi të veçantë se kjo ekspozitë nuk kishte vetëm artistë gjerman por mes tyre ishte edhe një piktor i njohur gjilanas, Salih Musliu.

Moti edhe pse me shi nuk bëri pengesë që kjo vizitë të kryhet. Ishte diçka e jashtëzakonshme të shohësh të nxënësit të cilët ecnin nëpër shi, me ambrella, disa nga ta edhe pa to, duke biseduar, duke qeshur dhe duke shijuar në maksimum rrugën për në vizitë galerisë. Bashkë me ne ishin profesoresha e lëndës së Artit figurativ, Magbule Xhemaili dhe Zëvendës Drejtori i shkollës sonë z.Agim Asllani.

Veprat e artit të cilat ishin prezantuar duke përfshirë pikturat dhe fotografitë, intalacionet, kishin një temë shumë të mirë sociale dhe ishin vërtet të bukura.

Duke vazhduar më tej bashkë me mësimdhënësen tonë, analizuam disa nga punimet e prezantuara aty, duke folur edhe për përmbajtjen e tyre.

Morëm edhe ca broshura që e kishin krijuar me të gjithë profilet dhe me kuptimin e të gjithë punimeve të artistëve.

Sipas zyrtarit Din Azizi i cili na priti në galeri, pas realizimit të këtij projekti bashkëpunues mes dy vendeve, artistët kosovar ishin të ftuar të bëjnë një ekspozitë në Gjermani, duke treguar vendosmërinë e fortësinë e lidhjeve tona ndërshtetërore ku besohet që këto lloje të ekspozitave do të bëhen traditë dhe bazë e zhvillimit të artit në mes të dy vendeve. Na u tha se artistët gjerman shprehen se janë të lumtur të bashkëpunojnë me grupe të arstistëve shqiptar të cilët e zhvillojnë veprimtarinë e artit në vendin tonë. E kuptuam se artistët gjerman do ta vizitojnë Gjilanin për ca ditë gjatë muajit Maj.

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” falenderon Galerinë e Arteve në Gjilan për mirëpritjen dhe i përgëzon për arritjen e bërë.

Ne nxënësit, do të donim që përsëri të vizitonim ekspozitën e rradhës në Galerinë e Arteve të qytetit.

Blend Sherifi nx. kl.X/6

You Might Also Like