Trajneri bullgar i Marica Plovdiv, Ivan Petkov, pas ndeshjes Drita – Marica, të cilën e fitoi ekipi mysafir me rezultat 3:0, ka mbetur i fascinuar me publikun gjilanas, të cilin e ka përgëzuar për anim korrekt dhe shumë të zjarrtë.
Petkov ka thënë se ndeshja ishte shumë e mirë edhe pse dallimi ishte shumë i mall. “Ekipi i Dritës u pa se është ekip i ri, por me një organizim të tillë besojmë se shumë shpejt edhe ky ekip do të bëhet një ekip i madh. Drita është klub ambicioz, ka një projekt të mirë dhe besojmë se shumë shpejt do të bëhet ekip i mirë”, ka thënë Ivan Petkov, që nuk ka lënë pa lëvduar publikun gjilanas që ishte i zjarrtë, që anoi në mënyrë korrekte dhe që pa marrë parasysh se ekipi i tyre i zemrës po humbte, ata nuk u ndalën. “Edhe vashat tona në fund i duartrokitën publikut, por edhe ata neve. Ishte një organizim i mrekullueshëm dhe e falënderojmë Dritën për një gjë të tillë”, ka thënë Petkov.