Aktakuza e ngritur ndaj të dyshuarve për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, bashkë me shumë familje na ka gëzuar ky lajm, të cilët kanë pritur për më shumë se 25 vite për ardhjen e drejtësisë në vend sepse plaga mbyllet, shërohet, por kujtimet nuk harrohen asnjëherë, ka thënë kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, në konferencë për medie.
Vlerësojmë lartë punën e madhe te hetuesve dhe të atij mekanizmi të shtetit, të cilët kanë arritur që t’i zbardhin krimet monstrueze në Karadakun e Gjilanit. Mësuesi Rahim si veteran i arsimit dhe përkushtuar për lirinë dhe atdheun e tij, është vrarë në mënyrë mizore bashkë me shumë bashkëvendas të asaj ane, që përfshin Llovcën, Inatocin (Kokaj), Pogragjën, Uglarin e fshatrat tjerë. Ata nuk janë vetëm martirë, por janë kontributdhënës të mëdhenj dhe shpirti i tyre bën dritë në lirinë e Kosovës.
Shpresojmë shumë që angazhim i organeve të shtetit do të arrijë të na i zbus zemrat dhe të na i realizojë pritjet tona që drejtësia vonon, por ajo triumfon një ditë, tha kryetari z. Haziri.