Futboll

Vllaznia e humb ndeshjen në tavolinë

Komisioni i Garave i FFK-së, në përbërje: Abdyl Bellopoja – kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati- anëtarë, në seancën e vetë të mbajtur me datë: 23.08.2022, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës  së 1-rë të Viva Fresh Ligën e Parë – Grupi B  si dhe  të ankesës së ushtruar nga KF Kika, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga KF  Vllaznia P, Komisioni i Garave si organ i autorizuar dhe kompetent, Konform nenit 71 të Regullores së Garave, me datë 23.08.2022 mori këtë:

V  E  N  D  I  M

Miratohet si e bazuar – Ankesa e KF Kika

Ndeshja e javës  së 1-rë e Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B, në mes KF “Vllaznia P“- dhe KF Kika e përfunduar me rezultat 2:1 për KF Vllaznia P, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Kika  nga Hogoshti.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 23.08.2022 regjistroi ndeshjet e javës 1-rë të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B, me rezultet e arritura në fushë, përveç ndeshjes së zhvilluar në Pozharan  në mes të KF Vllaznia P dhe KF Kika Hogosht, për arsye se KF Kika ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje  nga ana e KF “Vllaznia P“, konkretisht:

KF Vllaznia ka aktivizuar në lojë lojtarin me nr. 8 .Elbasan Jakupi I.D. -001003M92, i cili nuk ka pasur të drejtë loje.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe  të gjitha dëshmive në lëndë u konstatua se:

për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71 Paragrafi 1 të Rregullores së Garave janë përmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën.

Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.8, i shënuar në protokoll ka qenë Elbasan Jakupi -001003M92, i cili nuk ka pasur të drejtë loje sepse në javën e 26 me datë 07.05.2022 në ndeshjen KF Vllaznia P – KF Vitia është ndëshkuar me karton të kuq direkt dhe është dënuar nga komisioni me dy ndeshje moslojë, por i njëjti ka pushuar vetëm në javën e 27-të të edicionit 2021/2022, u aktivizua në lojë në javën e 1-rë të edicionit 2022/2023, i cili nuk kishte të drejtë loje. Ishte startues edhe te lojtarët  në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i KF “Vllaznia P”  ka qenë i pa lejuar dhe i  kundërligjshëm.

Komisioni i Garave konform Nenit 77. Pargrafi 2. Pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e  KF “Kika“  si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 1-rë të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B, në mes KF “Vllaznia P“ – KF Kika, e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Kika, nga Hogoshti.

Nga theksimet  e lartëshënuara u vendos si në dipozitiv të këtij vendimi. 

Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur mund të paraqesë ankesë Komisonit  të Apelit të FFK-së shkalla e dytë, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës të dërgimit ne e-mailen zyrtare të klubit.

You Might Also Like