Futboll

Nuhiu: Fillim i ri i një kampionati rivalizues, FC Drita gjithmonë për objektiva madhore

Nuhiu: Fillim i ri i një kampionati rivalizues, 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 gjithmonë për objektiva madhore

Edicioni i ri 2022/23 në Superligë fillon nesër me ndeshjet e xhiros së parë, ku klubi ynë udhëton në Mitrovicë për ndeshjen KF Trepça ’89 – FC DRITA. Për këtë takim dhe edicionin e ri në konferencë folën kryetrajneri, 𝐴𝑟𝑑𝑖𝑎𝑛 𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢 dhe kapiteni, 𝐴𝑟𝑑𝑖𝑎𝑛 𝐿𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖.

Trajneri 𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢 vlerësoi skuadrën kundërshtare, gjersa theksoi se ndeshja e nesërme duhet fitohet për ta nisur mbarë këtë kampionat.

“Nesër na pret një skuadër që gjithmonë meriton të jetë në Superligë, sepse ka dëshmuar gjithmonë cilësi. Ata kanë ruajtur grupin dhe jo rastësisht janë rikthyer, por mendoj se skuadra jonë është gati dhe është e rëndësishme që të bëjmë maksimumin të gjithë që të nisim kampionatin mbarë”, ka thënë trajneri 𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢.

“Një fillim i mirë do të thotë një kampionat i mirë”, ka thënë kapiteni 𝐿𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖, duke theksuar se 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 është gati për kapitullin e ri.

“Na pret një ndeshje e vështirë nesër, sepse në Mitrovicë ka qenë gjithmonë e vështirë prandaj duhet të shkojmë me seriozitet maksimal. Jo vetëm nesër, por çdo ndeshje në kampionat duhet të hyjmë për fitore. Nëser me këtë skuadër futesh për një rezultat tjetër pos fitores atëherë kemi dështuar që në fillim. Mendoj që mentaliteti i skuadrës tonë ndër vite është krijuar me synim fitoren dhe patjetër se edhe nesër do të shkojmë për rezultat pozitiv”, ka thënë 𝐿𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖.

Sa i përket fillimit të kampionatit të ri, trajneri ynë 𝐴𝑟𝑑𝑖𝑎𝑛 𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢 tha se objektivat do të jenë ndeshje pas ndeshje dhe Evropa nuk duhet as të diskutohet.

“Objektivat do të jenë ndeshje për ndeshje duke fituar çdonjërën apo duke mos humbur asnjërën. Nuk diskutohet që me një skuadër si kjo e jonë me aq shumë potencial, me futbollistë cilësorë gjithmonë janë objektivat madhore. Evropa nuk duhet të diskutohet dhe gjithmonë të jemi rivalizues për ta fituar titullin. Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse në garë nuk do të jemi vetëm, por do ja lëmë që në fund të bëjmë numërimin dhe të shohim se cfarë do na sjellë kampionati gjatë rrugës”, ka theksuar trajneri 𝑁𝑢ℎ𝑖𝑢.

Optimist për kampionatin e ri, u shpreh edhe kapiteni, 𝐴𝑟𝑑𝑖𝑎𝑛 𝐿𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖.

“Me padurim po e presim fillimin e ri, vijmë pas paraqitjeve shumë të mira në Evropë, por ato tashmë i kemi lënë pas dhe duhet të fokusohemi te ndeshjet kampionale. Duhet ta fillojmë mirë, sepse një fillim i mirë do të thotë një kampionat i mirë. Duhet t’i qasemi ndeshje pas ndeshje në të njejtin nivel sikur ndeshjet e Evropës dhe gjithmonë për fitore e objektivat e klubit”, përfundoi kapiteni, 𝐿𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖.

Ndeshja e parë kampionale, 𝐓𝐫𝐞𝐩𝐜̧𝐚 ❜𝟖𝟗 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 zhvillohet nesër e shtune, ora 17:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

You Might Also Like