Futboll

Ja ku zhvillohet ndeshja e Kupës Gjilani – Dukagjini

Sport Club Gjilani njofton se dueli i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës ndaj Klubit Futbollistik Dukagjini do të zhvillohet të shtunën më 5 shkurt në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13.00.
Tribuna qendrore brenda stadiumit do të jetë e rezervuar vetëm për personat zyrtar të dy klubeve, për personat zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës, si dhe transmetuesin e ndeshjes.
Tribuna prapa portës do të jetë në dispozicion për tifozët, derisa hyrja do të jetë pa pagesë.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

You Might Also Like