Gjilan

VV: Jemi këtu duke lexuar në oborr, sepse biblioteka është e mbyllur

 

Aktivistët e Vetëvendosjes në Gjilan, kanë organizuar një aktivitet në oborrin e Bibliotekës Rajonale në Gjilan, nëpërmjet të cilit ata e kanë kundërshtuar transferiminin e Drejtorisë së Kulturës në këtë objekt, ngase mëtojnë se në këtë mënyrë do t’u cenohen të drejtat dhe liritë lexuesve të Bibliotekës.

 

Bibliotekat në Kosovë janë hapur, mirëpo në bibliotekën tonë po bëhen punime për ti përgatitur zyra drejtorisë komunale të kulturës.

Kjo bibliotekë është donacion nga Bashkimi Evropian. Që nga viti 2006, projekti i bibliotekës është nëpërkëmbur nga pushtete të ndryshme komunale, derisa më në fund më 2017 u finalizua pas 11 vjetësh.

Që kur është hapur kjo bibliotekë është përdorur për qëllime të ndryshme nga komuna. Në këtë bibliotekë LDK ka mbajtur takime partiake, tubime të fushatave zgjedhore, e tani po krijohen zyra të drejtorisë komunale të kulturës.
Në vitin 2019 kishim mbi 4000 lexues te regjistruar në bibliotekë, ndërkohë çdo vit e më pak hapësirë po mbetet për lexuesit. Mesa duket për Kryetarin tonë, është më e rëndësishme që drejtoritë komunale të kenë zyra luksoze sesa studentët të kenë ku të mësojnë.

Ne kërkojmë që biblioteka të mos shfrytëzohet më për qëllime politike dhe hapësirat të mos uzurpohen nga politikanët. Ne do të vazhdojmë të shprehim pakënaqësinë tonë derisa ajo të mos keqpërdoret më.

 

You Might Also Like