Gjilan

Telegram ngushëllimi për Demir Krasniqin, muzicientin dhe folkloristin e njohur të Anamoravës

 

Gjilan, 21 gusht 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, muzicientit, folkloristit dhe kantautorit të njohur të Gollakut, Karadakut dhe Anamoravës Demir Krasniqi, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Krasniqi dhe komunitetit artistik të Gjilanit.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Krasniqi, kolegë të mësimdhënësit të mirënjohur, instrumentistit dhe grumbulluesit e promovuesit të folklorit shqiptarë, ju shpreh ngushëllimet më të sinçerta për humbjen e një njeriu me vyrtyte të larta dhe me urtësinë që kishte vetëm ai.

Emri i Demir Krasniqit, gjithmonë do të mbetet i freskët në kujtimet tona, sepse ai pas vetes ka lënë një përkushtim, angazhim maksimal, shumë vepra dhe dokumentime për folklorin shqiptarë, një mori kompozimesh dhe përvojë të jashtzakonshme në fushën e arsimit dhe të muzikës njëkohësisht, që me pedantëri si gjithmonë ka lënë shembull të një profesori të veçantë.

Atë e gjejmë aktiv dhe shumë të vendosur që nga grumbullimet nëpër oda, organizimin e festivaleve të ndryshme dhe angazhimin e tij edhe në rrugën kombetare dhe intelektuale poashtu.

Familja e Demirit të jeni me durim dhe ta përballoni ndarjen nga më i dashuri juaj dhe njeriu me vlerë të madhe, sepse ai nuk është më në mesin tonë, por gjithmonë do të na përcjell me kujtimet, këshillat dhe mësimet e mira që sygjeronte vazhdimisht, për brezat e rinjë dhe artistët në përgjithësi.

Në emër të të gjithë qytetarëve të Gjilanit, ju shpreh ngushëllime dhe ju garantojmë që do të jemi me familjen në këtë ndarje të rëndë e me dhembje sigurisht.

Lamtumirë Demir Krasniqi!

Kështu është thënë në telegramin që kryetari Lutfi Haziri ka dërguar në familjen Krasniqi.​

 

You Might Also Like