Gjilan

Haziri: Sonte nuk e kemi asnjë rast pozitiv me Covid19 në Gjilan

#Dita105. Sonte nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në Gjilan. Po shpresoj që edhe nesër e tutje të mos kemi, por kjo vlenë vetëm nëse kujdesemi ne bashkë. Gjendja momentale në Gjilan është kjo: 154 raste janë në total brenda tre muajve, 84 të shërar, 67 raste aktive dhe 3 pacientë kanë ndërruar jetë.

Apelojmë që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!

You Might Also Like