Te ndryshme

Xhafё Jabuqa, kaçaku i njohur i Anamoravёs

Shkruan: Prof. Reshat Ramadani- historian

Rrёfim

Xhafer Xhaferi (i lindur nё vitin 1941) nga Jabuqa- Livoqi i Epёrm. Ai (nipi) rrёfen pёr gjyshin e tij, Xhafё Jabuqen (kaçakun e njohur tё kёsaj ane- Anamoravё- fundi i shekullit XIX dhe 3 dekada tё shek. XX), ai rrёfen edhe pёr pasardhёsit e tij.

Muhaxher tё ardhur nga Jabuqa (Jabukova- Nahia e Toplicёs)

Xhafa (gjyshi) i lindur nё vitin 1876 dhe nё moshёn dyvjeqare familja e tij shpёrngulet nё kёto anё edhe me disa familje tё tjera (6 familje) tё afёrta dhe vendosen nё Jabuqё (Livoq i epёrm).

-3 Familje vendosen nё fshatin Kravaricё

-3 Familje vendosen nё Malishevё (disa jetojnё nё Gjilan e disa janё tё shpёrngulura nё Turqi. Tё gjithё i pёrkasin fisit Gash. Familja e Xhafёs sё pari ёshtё vendosur nё Baksh tё Prishtinёs e pas tri viteve vendoset nё Jabuqё tё Livoqit tё Epёrm, ku edhe tani jetojnё pasardhёsit si dhe nipi Xhaferi, i cili rrёfen.

Gjatё shpёrnguljes sё familjes sё Xhafёs, i bashkohen edhe tё afёrm tё tjerё si, Hajdin Hajdini, Sadik Elezi (i lindur nё Toplicë – vdes nё vitin 1933).

Xhaferi (nipi) vazhdon rrёfimin pёr gjyshin e tij Xhafёn dhe thotё, gjyshi i kyqur nё lёvizjen Kaҫake ishte bashkё me Hamz Malishevёn, kaҫak i njohur nga Malisheva (mё vonё i dyshuar pёr qitjen nё prit tё Xhafёs, tё xhindarme tё Zhegrёs), Ibrahim Magashi, Kaҫak nga Gumnishta e Poshtme (shok i ngusht i Xhafё Jabuqes-kaҫakut).

Xhafa, kaqak i njohur, nё vitin 1924 te Kroi i Livoqit tё Poshtёm, mbёrrin tё likuidoj Lubon (nga Livoqi i poshtёm) komandantin e xhindarmёrisё nё Gjilan dhe nga ai moment vazhdon jetёn si kaҫak mali deri nё vitin 1927, kur kapet nga xhindarmёt e stacionit tё xhindarmёrisё nё Zhegёr (me siguri nё tradhti, dyshohet nga kontra kaҫakёt) dhe i plagosur rёndё (i djegur) arrin t’i vrasё dy xhindarmet dhe mё vonё vdes dhe vetё. Familja e tij ёshtё syrgjynosur (tё shpёrngulur me dhunё vj.) deri nё vitin 1930 nё Maqedoni (Velesh, Kёrqovё etj.).

Nipi (xhaferi) vazhdon rrёfimin edhe pёr pasardhёsit e Xhafё kaҫakut. Ai rrёfen pёr Bajrush Xhaferin tё birin e kaҫakut, e babai i rrёfyesit- Xhaferit: pёr pjesёmarrjen nё luftёn e Livoqit (nga fundi i prillit tё vitit 1943 nё anёn e vullnetarёve tё prirё nga Ramiz Cёrnica), pёr pjesёmarrjen e tij nё luftёn e Rainces – nё Rekё tё Gjakut me 19 shtator tё vitit 1944, ku kanё marrё pjesё edhe Ramadan Sadiku, Musli Hajdini, Sahit Jabuqa etj., tё gjithё tё afёrm tё tyre.

 

 

Bajrush Xhaferi (djali)           Xhafer Xhaferi   (nipi)

Bajrushi (babai i rrёfysesit) ishte pjesёtar i Brigadёs sё VII Kosovare, komandant i sё cilёs ishte i njohuri Shaban Haxhia, e mё vonё i transferuar si dhe shumё ushtare tё tjerё nё Vojvodinё, Trebinё etj. Ai pёrjetoi edhe ngjarje tragjike tё masakrёs sё Gjilanit (1944-45). Nё brigadёn e VII tё Shaban Haxhisё ishin edhe tё tjerё tё kёtij trungu familjar si: Halim Halimi, Hysen Sadiku, Tahir Tahiri, Rizah Hajdini, Vesel Zeka dhe Sylejman Zeka (i cili pёr kundёrshtim tё situatёs sё pёrgjakshme ёshtё dёnuar me burg prej 15 vjetёsh, prej tё cilave 13 vite i ka mbajt nё burg nё Foqe tё Bosnjёs). Bajrushi ka qenё i maltretuar edhe i akuzuar si jatak i Hasan Ali Remikut (3 muaj burg nё vitin 1949). Gjatё aksionit tё armёve 1955-56 nga ky trung familjar kanё qenё tё malltretuar Hamit Ilazi (i cili vdes nga pasojat pas 6, 7 muajve), Vesel Zeka, Tahir Tahiri etj.

Xhaferi (nipi) pёrfundon rrёfimin e tij duke theksuar se nga trungu i tyre ka pasur tё mobilizuar edhe nё kohёn e sulltanit, nё Turqi, nё dy dekadat e para tё shek.XX, tё angazhuar nё luftёrat turke si nё Jemen, Galipol, Qana Kala, e ata nuk u kthyen mё kurrё nё vendlindje.

02.09.2022

You Might Also Like