Te ndryshme

Në Kufcë mëtohet të ngritet Sheshi “Serbia”, reagon nënkryetari Bajrush Ymeri

Bajrush Ymeri, nënkryetar i Komunës në Novobërdë ka reaguar në lidhje me ndërtimin e sheshit me emrin ‘Serbia’ në fshatin Kufcë, duke e cilësuar atë një provokim ndaj shqiptarëve të kësaj komune.

Natyrisht që ky është një provokim që u bëhet qytetarëve shqiptarë të kësaj komune dhe raportet e mira ndëretnike që kanë qenë tash e 23 vite në këtë komunë, me këto veprime dikush po dëshiron me i prishë, ka thënë Ymeri.

Ai e ka gjykuar këtë veprim si të panevojshëm dhe shumë provokues.

Po ashtu ju bëjmë thirrje qytetarëve serb të komunës së Novobërdës, që mos të përkrahin projekte të tilla që nxisin urrejtje, sepse këto veprime mund të prishin raportet ndër etnike.

Në anën tjetër, ju bëjë me dije përfaqësuesve politikë të VV-së të komunës sonë, që menjëherë e kanë shfrytëzuar rastin të shkruajnë statuse në fb, me akuza thuajse ne: LDK, AKR dhe AAK e kemi lejua ndërtimin e kësaj pllake.

Ju themi edhe një herë, dhe la ta dinë përgjithmonë, që ne në komunën e Novobërdës nuk kem kurrfarë koalicioni me Listen Serbe, por mbajmë pozitat politike që na takojnë si fitues të zgjedhjeve, dhe si komunitet shqiptar që jemi diku me 50% të popullsisë.

Pra këto pozita na i ka mundësuar qytetari ynë në zgjedhjet e fundit lokale, që janë mbajtë vitin e kaluar.

Ju bëjë thirrje këtyre patriotave që thirrjet për shuarjen e Listes Serbe t’ia drejtojnë Kryeministrit të Kosovës, dhe koalicionin me Listen Serbe ta prishë ai që e ka në nivelin qendror.

Pra, Lista Serbe as nuk është krijuar në Novobërdë, dhe rrjedhimisht as nuk mund ta shuajmë ne nga Novobërda, ka thënë Ymeri.

You Might Also Like