Skuadra e organizuar e Kikës e ka kompletuar transferimin e mesfushorit qëndror, Yll Murtezi, raporton Gazetasheshi.com.
Murtezi më herët ka qenë pjesë e Dritës dhe Bashkimit të Koretinit.
Me ardhjen e tij, Kika pritet të përfitojë në cilësi.
Skuadra nga Hogoshti do të tentojë mesin e tabelës në Ligën e Parë, teksa ndodhet edhe në çerekfinale të DigitAlb Kupës.