FC DRITA zhvillon ndeshjen e 7-të kampionale, ku të dielën e pret në shtëpi FC Dukagjinin. Në një konferencë shtypi folën kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Arb Manaj.
Trajneri Ramadani tha se i pret një skuadër luftarake dhe mjaft motivuese.
“Është skuadër që nuk dorëzohet, por neve na intereson objektivi jonë. Objektivi ynë dihet, jemi munduar ta përgatisim lojën. Jemi munduar që ekipin ta përgatisim maksimalisht për duelin e radhës duke bërë një analizë të shkurtër humbjen e fundit dhe duke u mbështetur ne forcat tona, në agresivitetin tonë, të rikthemi asaj që kishim ndërtuar në edicionin e kaluar. Kemi pasur ndeshje, me Dukagjinin ka qenë një deshje shumë luftarke, por shpresoj që eksperienca jonë dhe ky lloj presioni për mungesë rezultatesh gjithmonë ka ndikuar ne aspektin pozitiv duke shpresuar edhe në ndeshjen e rradhës.”, ka thënë Ramadani.