Gjilan

Zyrtare: VV e Gjilanit ka tre kandidatë për deputetë, pati balotazh për një vend

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, ka votuar për zgjedhjen e tre kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
 
Pas votimit të rregullt, të zgjedhurit e Këshillit të Qendrës ishin dy kandidate për deputete:
1. Arbëresha Kryeziu Hyseni
2. Arjeta Rexhepi
 
Me rezultat të barabartë ishin dy kandidat: Luan Aliu dhe Nehat Osmani. 
Pas votimit të dytë të Këshillit të Përgjithshëm në balotazh, Këshilli vendosi që Luan Aliu të jetë kandidat për deputet, duke kompletuar listën prej 3 kandidatëve të zgjedhur nga Qendra e Gjilanit.
 
Sekretariati për Media dhe Komunikim
Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan

You Might Also Like