Muzikë

AKV”Kemajl Azizi”nga Vitia radhitë sukseset

Në Rahovec, përkatësisht në fshatin Dejë, këto ditë ka përfunduar Festivali I këngëve dhe valleve që tashmë ka bërë emer dhe organizohet me shumë sukses dhe që njihet me emrin “Anadrinia Jehon”.

E pos shoqërive të tjera në këtë Festival ishte I ftuar edhe Ansambli I Këngëve dhe valleve ” Kemajl Azizi”nga Vitia,, I cili ka arritur suksesin më të madhe duke triumfur duke u radhitur në vendin e parë.Sipas fjalëve të kryetarit të këëtij Ansambli ,aktivisstit të dalluar nga Vitia, Arianit Hetemit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” ka triumfuar edhe në Festivalin “Anadrinia Jehon”, i cili mbahet në qytetin e Rahovecit.

Sipas tij, përveç vendit të parë të cilin e ka marr AKV “Kemajl Azizi”, anëtarët e tij kanë rrëmbyer edhe dy çmime të rëndësishme, si solistja më e mirë është shpallur Merita Sahiti, kurse vallëtari më i mirë Patriot Osmani. Ndryshe , Festivali “Anadrinia Jehon” , mbahet çdo vit në Dejë të Rahovecit, në të

cilin marrin pjesë Shoqëri dhe Ansamble nga e gjithë hapësira shqiptare. Aziz Zuka

You Might Also Like