Muzikë

 

Ansambli “Gjilani” fitues i çmimit të parë në Festivalin “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”

 “Ansambli Gjilani “ne Festivalin e këngës popullore         ” N’KONAK TE RAHOVECIT KENGA SHQIPE NA BASHKON” nga juria profesionale u shpall fitues me çmimin e -I-re, gjithashtu çmimet si:
  • · Orkestra me e mire
  • · Lumturije Shabani — Solistja  me i mire
  • · Elona Sadiku dhe Lumturije Shabani— Dueti me i mire
 
Ansambli u paraqit me një potpuri këngësh nga : ,Qemajl Musliu,Adnan Leka,Afrim Haziri,Nehat Ferati,Eroll Ahmeti,Meti Maloku,Elone Sadiku,Lumturije Shabani,Eronite Qerimi,Finesa Selimi, Dea Shabani, dhe Gramos Daku ,Shoqëruar nga profesionale të prirë nga Z.Murat Ismajli dhe aranzhimet e prof: Burhan Azizi.
Ne emër te Ansamblit falënderojmë te gjithë pjesëtaret e Ansamblit për kontributin dhe angazhimin e tyre te pa kursyer,gjithashtu falënderojmë organizatoret Prof. Naser Dula, për bujarinë  dhe pritjen e jashtëzakonshme, shpresojmë qe ky festival me shume vlera te vazhdoje traditën ne kultivimin e këngës popullore, gjithashtu falënderojmë pjesëtarët e Ansamblit te cilët me vet kontribut po vazhdojnë ti ruajnë dhe kultivojnë vlerat dhe traditat tona kombëtare , duke shpresuar qe institucionet komunale por dhe ato qendrore do te gjejnë forma për mbështetje ne kultivimin e vlerave te mirëfillta kulturore, qe artistet tanë të rinj te kenë motivimin qe te vazhdojnë ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave te shenjta.

You Might Also Like