Futboll

Ballkani mori mësim nga ndeshjet e kaluara me Gjilanin

Është kjo një ndeshje veçanërisht e rëndësishme për Ballkanin, i cili po lufton me Dritën dhe Prishtinën për titullin e kampionit, derisa Gjilani është pozicionuar në pozitën e katërt, pa ndonjë ambicie për dalje në Evropë dhe i parrezikuar për të rënë nga liga.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e ka patur Ballkani nëpërmjet Bajram Jashanicës në minutën 40, por që gol të sigurt ka shpëtuar gardiani Enea Koliqi.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola 0:0

Në pjesën e dytë sërish rast të mirë pati Ballkani nëpërmjet Gripshit që gjuajti nga largësia, por topi shkoi jashtë portës.

Enea Koliqi ka dëshmuar se është portier cilësor, ngase edhe në minutën 58 ka shpëtuar gol të sigurt pas rastit që e pati Thaçi nga afërsia.

Gjilani rastin më të mirë të ndeshjes e pati në minutën 67 nëpërmjet Fiton Hadarit, kurse golin e shpëtoi portieri Lulanoviq i Ballkanit.

Ballkani megjithatë ia ka dalë të shënojë në minutën 71 me Mevlan Zekën, i cili arriti që të zhbllokojë rezultatin.

Gjilani ka mundur të barazojë në kohën shtesë të ndeshjes por gjuajtjen e Prognit nga gjuajtja e dënimit e ka pritur mjeshtërisht portieri malazez Lulanoviq.

You Might Also Like