KRONIKË E ZEZË

Dhunë familjare

Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se me 17 shkurt 2021, rreth orës 23:00 këtu në Gjilan është një rast “Dhuna familjare”.

Njësitet policore kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari shtetas i Kosovës (bashkëshorti) e ka sulmuar viktimën (bashkëshorten), duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar frakturë sipas raporteve të mjekut.

I dyshuari ka qenë në arrati dhe sot me 04 mars 2021 është arritur arrestimi nga e hetuesve policor nga stacioni policor i Gjilanit.

I njëjti pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës është ndalur në qendër të mbajtjes për 48 orë.

Rasti me kallxim penal “Dhunë familjare” procedohet në PTh.

You Might Also Like