Futboll

Drita gati për Flamurtarin, por pa praninë e shikuesve!

Sot ekipi i Dritës ka bërë përgaditjet e fundit dhe është gati për sfidën e radhës përball ekipit të Flamurtarit.

Kjo sfidë për dallim prej sfidave tjera do të jetë më ndryshe për shkak të coronavirusit dhe masave që janë marrë për parandalimin e këtij virusi!

Duhet të zhvillohet pa praninë e shikuesve dhe disa rregullave të tjera që nesër duhet të respektohen para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes nga të dy ekipet, nga shtabet teknike dhe personat zyrtarë të ndeshjes.

Treneri Ardian Nuhiu për këtë ndeshje nuk do të ketë asnjë mungesë dhe do ti ketë në dispozicion të gjithë lojtarët.

Ekipi vjen nga një fitore e rëndësishme ku javën që lam pas mposhti Prishtinën 2:1 në derbin e javës së 22-të!

You Might Also Like