Sportet luftarake

Drita kthehet me katër medalje nga Turneu Ndërkombëtar “Kupa e Maqedonisë Veriore”

Klubi i Karatesë Drita nga Gjilani ka qenë pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar “Kupa e Maqedonisë Veriore” dhe të gjithë garuesit e saj, katër sish, u stolisën me medalje në këtë turne. Karateistët gjilanas janë shpërblyer me katër medalje, prej tyre një të artë dhe tre të bronzta.

Kështu, në kategorinë mbi 84 kilogramë, Benjamin Shabani ia doli të bëhet kampion dhe të rrëmbejë medaljen e artë, kurse tre garuesit tjerë, Elhami Shabani, Shpresim Shabani dhe Edisa Beka, u stolisën me medalje të bronzta, ndonëse konkurrenca në këtë turne ishte mjaft e fortë.

You Might Also Like