Karateisti gjilanas Betim Maliqi është radhitur në vendin e pestë në Evropë, në Kampionatin Evropian të mbajtur në Sofje të Bullgarisë. Ai është karateist i Klubit të Karatesë Katana nga Gjilani dhe pati tri lufta të cilat i fitoi, kurse në të katërtën u eliminua nga një karateist boshnjak me një pikë dallim, derisa edhe në repasazh humbi me një pikë dallim nga një garues spanjoll, andaj u radhit i pesti në Evropë.