Futboll

Drita po i afrohet ikjes nga barazhi

Drita gjithnjë e më tepër po i afrohet pozitës e cila mundëson ikje nga zona e barazhit dhe mundëson mbetje në ligë. Ekipi gjilanas këtë të diel ka shënuar një fitore shumë të vlefshme në ballafaqim me kundërshtarin e drejtpërdrejtë në luftë për mbijetesë, ekipin e Ferizajt, të cilin e ka mundur me rezultat 2:1.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat 1:0, pasi që përkundër disa rasteve të mira asnjëra nga ekipet nuk ia doli që të shënojë deri në minutën 43, kur pas një goditje nga këndi që e dha Nexhipi  i riu Denis Haliti nga e majta nga afërsia i doli që të shënojë dhe të sjell ekipin e tij në epërsi me rezultat 1:0.

Në minutën 58, pas një kundërsulmi të shpejtë, Ferizaj ia doli që t’a barazojë rezultatin, kur pas një gjuajtje të ekipit mysafirë, topi i dëbuar nga portieri Halimi erdhi deri te Milan Ristovski, i cili nga afërsia e futi në rrjetë.

Drita ia ka dalë që t’a rikthejë epërsinë në minutën 65, kur Livoreka paraballoi portierin Rexhepi dhe mbrojtja mysafire ia doli që të dëbojë topin, por vetëm atëherë kur kishte kaluar vijën fatale. Në këtë rast është lënduar portieri mysafir, i cili u desh që t’a lëshojë lojën.

Tashti Drita e ka kaluar në tabelë ekipin e Ferizajt dhe i është afruar Lirisë vetëm në një pikë.

You Might Also Like