Sportet me dorë

Ekipi i Mitat Feratit, njëmbëdhjetë fitore radhazi në Zvicër

Ekipi i kosovarit Mitat Ferati, BSV Suersee ka vazhduar serinë e fitoreve në Ligën e Hendbollit në Zvicër, duke mundur ekipin leader Borba Luzern me rezultat 35:28. Ekipi i trajnerit gjilanas ishte më i mirë edhe në pjëslojën e parë, ku ngadhënjeu me dy gola epërsi 19:17.

Ndeshja u zhvillua para 200 shikuesve në Palestrën e Qytetit të ekipit BSV Suersee. Ndër vendas golashënuesi më i mirë ishte Tomislav Orsoliq me 12 gola të shënuar, kurse është dalluar edhe lojtari me prejardhje nga Kosova Adnan Idrizi, i cili ka shënuar 10 gola.

Kjo është fitorja e 11 radhazi e ekipit të cilën e drejton trajneri gjilanas Mitat Ferati, i cili para se të shkojë në Zvicër karrierë kishte zhvilluar në Gjilan.

Të rikujtojmë se edhe e bija e tij, Toska Ferati po zhvillon karrierë të suksesshme, duke qenë një ndër lojtaret kryesore në ekipin e femrave.

You Might Also Like