Sportet me dorë

Erdhi fitorja e parë e KB Drita më 2020

Klubi i Basktbollit Drita nga Gjilani ka shënuar fitoren e parë më 2020, duke mundur ekipin Borea me rezultat 96 – 71.

Me këtë fitore KB Drita ka gjashtë fitore dhe po aq humbje dhe radhitet e pesta në tabelë, duke qenë jashtë zonës që dërgon në përfundimtare.

Te ekipi bardh e kaltër me efikasi në këtë ndeshje ishte Driton Sylejmani që shënoi 26 pikë, i përcjellë nga Qëndrim Demi që shënoi 22 pikë, Laurant Ibrahimi me 14 pikë dhe Milaim Jetishi që ka shënuar 12 pikë.

Në xhiron e ardhshme Drita do të përballet me ekipin New Basket.

 

You Might Also Like