Futboll

FC Drita shpërblen fëmijët me dhurata

Kryesia e FC Drita dhe lojtarët e saj vizituan nxënësit nëpër shkollat e Gjilanit. Për t’ia shpërblyer mundin gjatë këtij viti shkollor dhe sukseset, klubi shpërndau 200 dhurata tek fëmijët. Ata e kanë ndërmarrë këtë hap ngase Sporti, Futbolli dhe Drita mbledh shumë njerëz në shkallët e stadiumit, por fëmijët dhe gjeneratat e reja i japin edhe më shumë jetë tifozërisë. Në mesin e tyre mund të jetë një futbollist i së ardhmes, një basketbollist, një mjek, një mësues, i cili do t’i kontribuojë shoqërisë. Prandaj, në këtë fundvit FC Drita filloi me më të vegjlit dhe ardhmërinë e vendit, qytetit e Dritës, për të përçuar atmosferë festive tek mbarë fëmijët e botës. Shumica nga ta ishin me Dritën, e pëlqenin ngjyrën e kaltër dhe po prisnin rezultate pozitive nga klubi bardhë e kaltër. Një ditë, Drita do ta kthejë shkëlqimin dhe buzëqeshjet e sinqerta të fëmijëve dhe gjithë qytetit.

You Might Also Like