Show Biz

Fero arrestohet nga Policia

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur më së miri me emrin artistik, Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, saktësisht në studion e reperit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30,  për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë.  Nga të dhënat fillestare ëshëtë​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.   Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen.

Së kendejmi rreth oës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, tha ai.

You Might Also Like