Sportet luftarake

FKK i ndanë pesë mirënjohje Klubit të Karatesë Drita

Sot më datë 30.12.2017 në hotelin Sirius në Prishtinë,Federata e Karatesë së Kosovës shpalli laureatët për vitin 2017. Ky vit ishte i suksesshëm për Klubin e Karatesë”DRITA”,dhe ky sukses u kompletua me çmimet të cilat nxënësit tanë u shpërblyen sot nga Federata e Karatesë së Kosovës. Laureatët e vitit 2017 nga klubi jonë janë shpallur : Nart Klaiqi – Një ndër 4 karateistët më të mirë të vitit (Grupmosha 7 vjeç) Erit Bajrami – Karateisti më i mirë i vitit (Grupmosha 11 vjeç) Vesa Ibrahimi – Një ndër 5 karateistët më të mirë të vitit (Juniorët) Benjamin Shabani – Një ndër 5 karateistët më të mirë të vitit (Seniorët) Poashtu,Kryetrajneri i klubit Blerim Hajdari u shpërblye me Mirënjohje për kontribut në zhvillimin dhe avancimin e karatesë për vitin 2017. Klubi i Karatesë “DRITA” është krenar me nxënësit dhe i uron shumë suksese edhe në vitin 2018. Oss..

You Might Also Like