ARSIMI

Fletore dhe lapsa për nxënësit e Gjilanit

Till Fischer, mësues në Zvicër dhe mik i shqiptarëve dhe Fatmir Haziri, veprimtar në Zvicër kanë dhuruar 2000 fletore dhe 100 lapsë në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan për nxënësit gjilanas që mësojnë në shkolla në zonat rurale. Njoftimin e ka bërë të ditur Fatmir Haziri, i cili ka postuar një fotografi nga momenti i dhurimit të këtij donacioni.

Këtë donacion e ka pranuar Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, i cili ka çmuar lart këtë donacion dhe si të mirëseardhur, i cili do të jetë një lehtësi për prindërit e nxënësve në zonat rurale.

You Might Also Like