Sportet luftarake

Fortesa Orana merr medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Karateistja e Kosovës, Fortesa Orana, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Në kategorinë mbi 68 kilogramë, Orana shënoi tri fitore ndërsa në luftën për medaljen e bronztë, e mposhti garuesen nga Maqedonia e Veriut, Simona Simonovska.

Kosova po përfaqësohet me 11 garues në Kampionatin Ballkanik të karatesë.

You Might Also Like