Sportet luftarake

Donat Syla humbi në gjysmëfinale stoliset me medalje të bronztë

Sot në gjysmëfinale në ring u paraqit në 86 kg Taulant Jakupi kundër boksierit nga Italia Paolo Caruso, ku pësoi humbje dhe mbeti me medalje të bronzët. Poashtu gjysmëfinalisti i dytë 92kg. Donat Syla pësoi humbje nga boksieri Rumun Florian Ionita dhe nuk mundi të kualifikohet në finale dhe mbeti me medalje të bronzët. Por të marrësh 2 medalje në mesin e 40 shteteve pjesëmarëse me 402 boksier është sukses i madh i boksit Kosovar ku me shumë se 25 shtete kanë mbetur pa medalje. Selektori Faton Xhakli tregoi se dy boksierët tanë dhanë gjithçka nga vetja dhe ende ju mungon përvoja ndërkombëtare por treguan se janë një e ardhme e boksit Kosovarë dhe presim në të ardhmen shumë nga këta djelmosha.

You Might Also Like