ARSIMI

Gagica ngushëllon familjen Bajrami me rastin e ndarjes nga jeta të veteranes së arsimit, Safete Bajrami

3 maj 2019  – Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranes së arsimit, Safete Bajrami, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bajrami.

Gagica ka thënë se mësuesja Safete do të kujtohet për kontributin e saj të madh në edukimin e fëmijëve.

“Mësuesja Safete nuk është më në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për përkushtimin e saj ndaj arsimit si edukatore e shkollës “Selami Hallaqi”, si një mësimdhënëse e përpiktë, punëtore e vendosur, kolege e pazëvendësueshme dhe mbi të gjitha një qytetare me vyrtyte të larta dhe reflektuese e pozitivitetit maksimal..Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami, kolegëve, miqëve dhe farefisit”, ka thënë drejtori I DKA-së, Gagica, përmes këtij telegrami.

 ​

You Might Also Like